A do ta mbështesë Luizin për këngën e re? Veprimi i Efit i habiti të gjithë

July 28, 2023
1 minut lexim

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli kanë pasur një shoqëri me ulje e ngritje gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Pas përfundimit të reality show-t, ata kanë lënë të kuptojnë se nuk janë takuar ende me njëri-tjetrin.

Ndërkohë ditën e djeshme, Efi ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuirozë të dinë ‘nëse do e mbështesë Luizin në këngën e tij më të re?’.

“Po, normale që do e suportoj sepse e dimë të gjithë që Luizi është një nga këngëtarët më të mirë dhe ka një zë fantastik dhe i uroj shumë suksese”, u përgjigj Efi.

Madje pas publikimit të këngës, Efi e ka publikuar atë në “Instastory” duke etiketuar fituesin e edicionit të dytë të BB VIP.

Me sa duket këto hatërmbetje qenkan sheshuar buke i lënë mbrapa dhe miqësia e tyre vazhdon akoma. Ata gjatë qëndrimit në shtëpi kanë qenë shumë miq me njëri-tjetrin dhe ishin një treshe e pandashme së bashku me Kiarën.

Një pjesë e madhe e publikut ishin admirues të treshes (L.E.K) Luiz, Efi, Kiara. Kujtojmë, se Efi para së të futej në Big Brother ka qënë konkurrente në Për’puthen ku aty ajo pati dhe daljen e parë televizive, ku mijëra veta e kanë pëlqyer, por nuk kanë munguar dhe komentet negative.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhjet në Spanjë ishin “alarm zgjimi” për Brukselin, ja rreziku që i kanoset gjithë Evropës

Story i radhës

Është kryer intervenim kirurgjik ndaj tifozit bullgar që u plagos te “Çairçanja”, Prokuroria me detaje rreth rastit

Të fundit nga

ShkoLartë