A do ta financojnë Akademinë Shqiptare kryetarët e komunave nga BDI? Arifi: S’ka propozim konkret, nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë

October 20, 2024
1 minut lexim


I pyetur nëse kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së do të kontribuojnë në financimin e Akademisë Shqiptare për Art dhe Shkencë, Erkan Arifi nga BDI tha se VLEN nuk ka dorëzuar propozim konkret dhe se nuk kanë informacione se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, përcjell TV21. Arifi shtoi se duhet ta ruajmë unifikimin ndëretnik në shtet dhe korrelacionin mes pushtetit lokal dhe qeverisë.

“Nuk kemi një propozim konkret, ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë, nuk ka pasur as debat publik dhe nuk mund të them diçka pa të cilën nuk e dimë se për çfarë flitet. Ndërsa ne dhe unë si kryetar i komunës së Likovës, rrjedh nga një komunë rurale ku kemi edhe buxhet simbolik”, tha mes tjerash Arifi./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjedhja e kreut të FFM-së/ Ristovski: Qeveria nuk do përzihet në FFM

Story i radhës

Gjendet e vdekur e moshuara në Elbasan, dyshimet e policisë

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë