a do e lironi zyren nese shkarkoheni meta shkrihet se qeshuri mbrohem nga kushtetuta 6201783b51c7d

“A do e lironi zyrën nëse shkarkoheni?” Meta “shkrihet” së qeshuri: Mbrohem nga Kushtetuta

February 7, 2022
1 minut lexim

“A do e lironi zyrën nëse shkarkoheni nga Gjykata Kushtetuese?”, ishte kjo pyetja e një gazetari të cilën presidenti Ilir Meta e priti me të qeshura në mes të konferencës për shtyp ku po fliste përt betejën e tij me parlamentin dhe Gjykatën Kushtetuese e cila pritet të marrë vendimin për shkarkimin e tij nga posti i presidentit.

“Kjo ishte pyetje e mrekullueshme e jashtëzakonshme. Institucioni ka qenë në shërbim të popullit dhe presidenti që ta dini se ju e dini… Presidenti ka mbrojtje të veçantë nga kushtetuta e Shqipërisë. Prandaj  edhe duhet mbi 2 të 3 për ta shkarkuar presidentin që të mos bëhet noter i qeverisë dhe skllav i pushtetit. Dhe kushtetuta e thotë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës dhje kryerjen e krimit të rëndë këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhtinë ndaj atdheut. Pse është nxitur i gjithë ky proces është se Meta nuk ka tradhtuar interesat e vendit. Ne të gjithë do të monitorojmë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të cilat janë të shenjta, kështu që besoj se e morët një përgjigje”, tha Meta.

lajmi në përditësim….

MARKETING

RENT A CAR

protestuesit mjedisore bllokojne autostraden ne berlin 620175e8477ab
Story i mëparshëm

​Protestuesit mjedisorë bllokojnë autostradën në Berlin

borrell akuzon rusine se po e perdor energjine per perfitime gjeopolitike 62017e9b286c8
Story i radhës

​Borrell akuzon Rusinë se po e përdor energjinë për përfitime gjeopolitike

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë