90 nxenes ne te ftohte pa dru per ngrohje sopoti bojkoton mesimin shkolla e mbetur ne kohen e migjenit 6aea082a8eb64

90 nxënës në të ftohtë, pa dru për ngrohje! Sopoti bojkoton mësimin, shkolla e mbetur në kohën e Migjenit!

November 3, 2026
min lexim
shkoll

“Rreth 90 nxënës filloristë të fshatit Sopot nga sot nuk po e mbajnë mësimin për arsye se prindërit kanë vendosur të bojkotojnë, për shkak se Shkolla qendrore e Tabanocës është vonuar me tenderimin e blerjes së drunjve për djegie dhe nëpër klasat e tyre bënë shumë ftoftë. Prindërit thonë se do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në sigurimin e drunjve, por edhe kushteve tjera elementare në shkollë pasi që dyert dhe dritaret nuk mbyllen si duhet dhe së ftohti i fillimit të nëntorit të kësaj vjeshte ka bërë që të pamundësoj kushtet themelore për mësim të mirëfilltë”, Adi Qaili –gazetar TV21.

Nga 16 shkollat fillore të Kumanovës, 6 akoma ngrohen me dru dhe me koftorë, njëra prej tyre është edhe shkolla periferike e Sopitit. Por, tri javë pas hyrjes në sezonin për ngrohje, ende nuka dru. Këto janë spirrat e fundit që kanë mbetur nga dimiri i kaluar, por nuk mjaftojnë as për një zjarr.

Të hënë mbajtën mësim me orar të shkurtuar, kurse nga e marta e tutje kanë filluar bojkot të plotë. Prindërit po firmosin një kërkesë për ta drejtuar në Shkollën qendore “Braça Ribar”.

“Te drejtoria kemi bërë lutje për mos vonimin e drunjve sepse kjo shkollë punon në dy ndërrime dhe nuk mjaftojnë drunjtë nga viti kaluar. Çfarë ju kanë thënë? Kanë thënë se do ti sjellin, mirëpo edhe vitin e kaluar kur i kanë sjell në nëntorë kanë qenë të lagura dhe nuk janë ndezur aspak”, tha Fadil Murati

Edhe përgjegjësja e shkollës tha se kërkesa është adresuar me kohë, por s’kanë marrë përgjigje për zgjidhjen afatgjate të kësaj shkolle fillore ku mësojnë nga klasa e parë deri në të nëntën.

“Arsyeja kryesore është pasi që shkolla jonë ende ngrohet me dru dhe tani si ka filluar sezoni ne nuk kemi ngrohje. Unë si përgjegjëse e shkollës kam kërkuar që të merren masa gati prej një jave me mendimin që po vijnë në ditët në vijim, por sezoni i ngrohjes vetëm se ka filluar”, tha Liridona Rrahmani

Gjendja e mjerueshme e shkollës si në kohën e Mgjienit, me mure të mykura dhe me dyerë të thyera. Nuk ka as izolim efiçent të fasadës nga jashtë, kurse nga brenda inventari është i rrënuar.

“Kushtet po i shihni edhe vet, janë katastrofale, janë kushtet zero. Kemi gjetur donator përmes Shoqatës ‘TIKA’ rreth 130 mijë euro, e kemi bërë edhe projektin. E kemi legalizuar shkollën se ka qenë e pa legalizuar me të gjitha dokumentët janë kompletuar, por kur erdhi puna te Komuna që është dashur ta paguaj projektin rreth 10 mijë euro, Komuna Kumanovës ende nuk e ka paguar edhe pse jemi në pritje akoma, u bënë gati dy vite”, tha Shaban Limani

Ekipi i Tv21 së bashku me prindërit ishte edhe tek drejtoria e Shkollës “Braça Ribar” në Tabanocë. Nga atje thonë se vonesat janë shkaktuar për shkak të ofertuesve shumë të lartë deri më 10 mijë denarë për m3 të drunjëve të copëtuar. Në tenderin e tretë sipas personelit të kësaj shkolle thanë se kanë arritur marrëveshje për furnizim të gjysmës së parë të drunjëve, por furnitori akoma nuk i ka sjell për shkak të kushteve atmosferike. Në një ekzeplarë që siguruam, kontrata me procedurë të shpejtë është bërë për 10m3 drunjë në vlerë totale 1,000€. Ata thanë se çdo vit ballafaqohen me këtë problem pasi që Komuna e Kumanovës nuk lejon për hapjen e tenderit në qershor, por si rëndom tenderi i parë hapet në shtator të çdo viti. Edhe përkundër insistimeve, nga Komuna nuk na dhanë përgjigje për këto mangësi në shkollën periferike të Sopotit dhe përse nuk po i japin dritë jeshile donacionit për renovimin e plotë të shkollës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

melania trump mbledh zyrtare ruse dhe ukrainas ne shtepine e bardhe me date 5 nentor konfirmohen edhe bisedimet trepaleshe ne abu dhabi 6aea07b7832d2
Lajmi i mëparshëm

Melania Trump mbledh zyrtarë rusë dhe ukrainas në Shtëpinë e Bardhë më datë 5 nëntor, konfirmohen edhe bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi

linda ndez rrjetin me imazhin e fundit ekspozon trupin ne top forme 6aea082da2a2f
Lajmi i radhës

Linda ‘ndez’ rrjetin me imazhin e fundit, ekspozon trupin në top formë

Të fundit nga

Trumpi optimist për rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën një sërë mesazhesh mbështetëse për kandidatë të ndryshëm në platformën Truth Social.  Ai ka dhënë po ashtu një intervistë të shkurtër telefonike për televizionin
ShkoLartë