90 mijë shtëpi pa energji elektrike në Francë, anulohen udhëtimet me tren

Stuhia dimërore Gerard goditi veriperëndimin e Francës, duke lënë 90 mijë familje pa energji elektrike dhe duke anuluar trafikun hekurudhor.

Prefekturat e 22 departamenteve shpallën një paralajmërim portokalli të motit, i cili është niveli i dytë më i lartë i paralajmërimit dhe i bëri thirrje popullatës që të përmbahet nga udhëtimet, raporton e përditshmja e Parisit Monde.

Në një deklaratë të shërbimit meteorologjik francez Meteo France, thuhet se vendndodhja dhe intensiteti i ndikimeve më të forta të stuhisë nuk janë përcaktuar ende saktësisht.

Meteo-France u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre gjatë goditjes së stuhisë Gerard, e cila pritet të kalojë sot mbi Brittany, Normandi dhe disa rajone të tjera të cenueshme.

Sipas parashikimit të Meteo-France, stuhia do të godasë sot edhe brigjet e Kanalit anglez.

Figaro franceze raporton se në disa pjesë të Normandisë trafiku është i vështirë për shkak të pemëve të rrëzuara në rrugë, kryesisht në shina hekurudhore.

Në jugperëndim të vendit parashikohen reshje të dendura shiu, kurse në male reshje të dendura bore.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Story i radhës

Guterres dënon “në mënyrë të fuqishme” sulmin me raketa të ushtrisë ruse në Dnipro

Të fundit nga