Një shprehje thotë: “Asgjë në këtë botë nuk është falas”.
E vërteta është se shumicën e kohës, jeta e përditshme është një sipërmarrje e shtrenjtë. Por me disa ndryshime të vogla konkrete në mënyrën se si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja të përditshme, çdo vit mund të kurseni më shumë para për të bërë një ndryshim domethënës në buxhetin tuaj personal.
Më poshtë kemi radhitur 9 gjërat për të cilat zakonisht shpenzohet shumë para, pa nevojë.
Kafe
Mund të jetë klishe për të përmendur koston e lartë të kafes, por është një shpenzim që shumë prej nesh e bëjnë çdo ditë. Bëjini vetë llogaritë se sa shpenzoni nëse pini 2-3 kafe jashtë dhe se sa do t’ju shkojë nëse i konsumoni ato në shtëpi.
Elektriciteti
Në shtëpinë tuaj me siguri po përdoret më shumë energji sesa është e nevojshme. Ju lini ndezur çdo llambë, frigoriferi juaj punon 24/7, dushi po ashtu, kondicioneri në ditët e ftohta të dimrit dhe në ditët e nxehta të verës.
Por për të kursyer të paktën aty ku është e mundur, fikni llambat në ambientet ku nuk janë të nevojshme, shpenzoni paratë për të kaluar në llamba LED me qëllimin për të kursyer para me kalimin e kohës nga përdorimi i reduktuar i energjisë dhe konsideroni ta mbani shtëpinë pak më të ngrohtë në verë dhe të ftohtë në dimër për të kursyer në ngrohje dhe ajër të kondicionuar.
Makina të reja
Mos kërkoni për një makinë të re. Shikoni për një makinë pothuajse të re.
Shumica e makinave të reja pësojnë rreth 20% zhvlerësim në vlerë gjatë 12 muajve të parë, por ato nuk humbasin 20% të cilësisë së tyre. Duke kërkuar për një makinë që është e përdorur vetëm një vit, mund t’ju japë një automjet pothuajse të ri me miliona para të kursyera.
Palestra
Kohët e fundit palestra është kthyer në një trend dhe të gjithë anëtarësohen duke harxhuar para kur mund të ushtrohen vetë në ajër të pastër dhe të vrapojnë.
Karburanti
Me përjashtim të rastit kur makina juaj harxhon shumë, mundohuni që edhe për të shmangur trafikun dhe ndotjen ta përdorni sa më pak makinën në jetën tuaj të përditshme.
Mos e përdorni shumë makinën tuaj për të lëvizur në distanca të shkurtra, pasi jo vetëm që do të harxhoni shumë duke ndenjur në trafik, por nuk do të vonoheni në takimet tuaja.
Porositja e ushqimit
Kur porosisni ushqimin për t’ua sjellë në shtëpi, ju shpenzoni një tarifë që biznesi kërkon për shpërndarjen. Njerëzit janë bërë dembelë dhe për të mos prishur rehatinë e tyre edhe nëse e kanë poshtë pallatit apo tek pallati ngjitur, përsëri presin t’ja çojnë në shtëpi, kur thjesht mund ta bëjnë vetë këtë punë.
Sigurimi
Ju nuk mund të mendoni për sigurimin si diçka të negociueshme, kështu që është e nevojshme të siguroheni për jetën tuaj, banesën, makinën dhe çdo gjë që ju duket e volitshme, por që të gjitha vijnë me një kosto në buxhetin tuaj.
Mjekësi
Shëndetësia kushton shumë dhe medikamentet shpesh janë përtej çmimin të imagjinuar dhe nuk i përfshin rimbursimi që vjen nga sigurimet shëndetësore. Sipas një studimi të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvard, barnat e përgjithshme kushtojnë mesatarisht 80% – 85% më pak se barnat që janë marka të njohura.
Ushqimi
Një pjesë e mirë e parave që fitoni shkon për t’u ushqyer. Sigurisht deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por kur ju filloni të hani jashtë pa kufi, duke konsumuar ushqime të thata dhe të hani në fast-food, atëherë jo vetëm që do të shpenzoni më shumë, por po i bëni dëm edhe shëndetit tuaj.
Këto lloj ushqimesh nuk rekomandohen, si dhe restorantet janë shumë të shtrenjtë, kështu që e vetmja gjë që ju mbetet është që të blini fruta dhe perime, si dhe produkte të tjera për ta përgatitur vetë ushqimin tuaj. Ju shkon më lirë dhe do të kujdeseni për një jetë të shëndetshme.