Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Gjilan, gjatë periudhës 17-23 qershor ka shtuar aktivitetet në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, ku janë shqiptuar 874 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.
Me këtë rast janë konfiskuar dhjetë patentë-shofer, janë shqiptuar nëntë gjoba për ngasësit e motoçikletave dhe shtatë gjoba për ngarkesa boshtore të automjeteve transportuese.
Policia inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërm policor apo përmes aplikacionit digjital:
Lajmëro Policinë dhe numrat kujdestarë 192; 038-50807001.