86 ndërmarrje fituan grante nga Fondi për Inovacion! Halili: Ky është tregues së fondi është shtëpi e vërtetë për kompanitë

October 4, 2023
1 minut lexim

Këto janë përfaqësuesit e kompanive fituese nga thirrja publike për “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”. Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik për 86 kompani ndau 4.4 milion euro për financim të projekteve inovative.

“Familja e FIZhT prej sot rritet me 86 ndërmarrje të reja dhe me këto shifra portofoli i FIZhT numëron 1153 projekte të kofinancuara të cilat kanë realizuar, realizojnë ose do të fillojnë me realizim të projekteve me një shumë të përgjithshme prej 130 milionë euro. Ky është një tregues i mirë që FIZhT është një shtëpi e vërtetë për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Festim Halili – drejtor i FIZhT.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, si përfaqësues i Qeverisë, e përshëndeti këtë projekt dhe ndërmarrjeve dhe fondit i uroi bashkëpunim të mbarë. Tha se ky është shembull i mirë i bashkëpunimit mes institucioneve dhe kompanive në drejtim të përshpejtimit të rritjes ekonomike.

“Ne me formimin e Fondit për Inovacion si institucion dhe me përkrahjen që jep drejtori për sektorin e biznesit dhe projektet që duhet t’i miratojë, dhe siç janë shembull i mirë këto 86 projekte është dëshmi se si duhet të bashkëpunojmë në proceset që janë të rëndësishme për atë që e duam të gjithë dhe të kemi zhvillim teknologjik dhe rritje të përshpejtuar ekonomike”, deklaroi theksoi Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Sipas drejtorit të Fondit për inovacion me këtë nxitet zhvillimi teknologjik dhe rritja e ekonomisë në ekosistemin e start-ap-eve dhe ekosistemin e mikro kompanive, kompanive të vogla dhe të mëdha në vendin tonë. Përndryshe Fondi për inovacion deri tani ka kofinancuar 1153 ndërmarrje, ka përkrahur 123 shkolla dhe 900 nxënës e mentorë.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Avokatja ‘më joshëse në botë’ habit fansat në pozat me mini-bikini nga ujëvara e famshme në Brazil

Story i radhës

PSG, City e Barcelona kërkojnë fitore

Të fundit nga

​Masakër në Rusi

Pesë adoleshentë humbën jetën sot kur një festë e datëlindjes në rajonin Irkutsk të Rusisë u shndërrua në tragjedi. Sipas raportimeve, një i ri i dehur sulmoi me thikë të pranishmit në

Kosova në Ballkanikun e Beach Volley

Kombëtaret e Kosovës në beach volley kanë udhëtuar drejt Balıkesir të Turqisë, ku do të përfaqësojnë vendin tonë në Kampionatin Ballkanik BVA! “Në garat për meshkuj, Kosovën do ta përfaqësojnë Erion Bajrami
sqmken
ShkoLartë