Sot (04.09.2022) në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 15:00, Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor ka kryer kontroll të intensifikuar aksioni në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga MPB informojnë se janë sanksionuar 86 shoferë mjetesh. Nga këto, 13 udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.