84 sanksione për autobusët që transportojnë nxënës, 26 automjete dërgohen për kontroll teknik

October 29, 2022
1 minut lexim

Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer aksion kontroll në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, njoftoi MPB.

”Gjatë kontrollit janë ndaluar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike, është konfiskuar një boksier, si dhe janë konstatuar 84 kundërvajtje në trafik. Prej tyre 26 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, pesë janë shqiptuar sanksione për drejtim pa patentë shofer, tre sanksione për automjete të paregjistruara”, thonë nga MPB, duke shtuar se kontrollet e aksionit të intensifikuar do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thotë MPB. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jupiteri kthehet te Peshqit, 4 shenjat e Horoskopit që deri në fund të vitit do t’ju “rrijë sahati 12”

Story i radhës

​ShSPSH paralajmëron grevë nëse nuk merren parasysh rekomandimet e tyre

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë