Ministria e Shëndetësisë: 2180 testime, 806 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 703 të shëruar në 24 orët e fundit
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 806 qytetarë, në këto bashki:
239 në Tiranë, 56 në Fier, 48 në Lushnje, 43 në Durrës, 32 në Elbasan, nga 29 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 22 në Berat, nga 21 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Lezhë, Gramsh, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Korçë, 12 në Himarë, 11 në Dimal, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, Kavajë, nga 9 qytetarë në Kurbin, Vorë, Mallakastër, Kuçovë, nga 8 qytetarë në Selenicë, Maliq, Pogradec, nga 7 qytetarë në Patos, Devoll, Skrapar, nga 5 qytetarë në Bulqizë, Mat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Përmet, Tepelenë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Has, Shijak, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Roskovec, nga 1 qytetar në Tropojë, Rrogozhinë, Cerrik, Librazhd.
Janë 7,029 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 703 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 308,848 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 806
Të shëruar në 24 orë 703
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2180
Testime totale 1,935,925
Raste pozitive 319,444
Raste të shëruara 308,848
Raste Aktive 7,029
Humbje jete 3,567
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,293
Fier 812
Durrës 575
Vlorë 466
Elbasan 378
Gjirokastër 366
Korçë 278
Shkodër 228
Berat 218
Lezhë 208
Dibër 160
Kukës 47