Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
80 vjetori i KAÇKM-së dhe i çlirimit të Shkupit – Mickoski: Nëse jemi të ndarë asnjëherë nuk do të fitojmë – Gazeta.mk

80 vjetori i KAÇKM-së dhe i çlirimit të Shkupit – Mickoski: Nëse jemi të ndarë asnjëherë nuk do të fitojmë

min lexim


Duhet të përgatitet plan i qartë për përcaktimin tonë strategjik, tha kryeministri Hristijan Mickoski në tubimin shkencor me rastin e 80-vjetorit të mbajtjes së seancës së parë të KAÇKM-së. Apeloi që të arrihet unitet dhe deklaroi se po kërkohen mënyra për të korrigjuar, siç thotë, kapitullimet dhe disfatat e pushtetit të kaluar.

“Nëse jemi të ndarë, nuk do të fitojmë kurrë, gjë që na ka ndodhur si popull dhe komb në historinë tonë, prandaj duhet të marrim vendime me shumë mençuri sot, që të arrijmë atje ku duam”, tha Hristijan Micksoki.


Mickoski ritheksoi se është e nevojshme krijimi i një strategjie shtetërore në bashkëpunim me ASHAM. I pari i këtij institucioni, Zhivko Popov, rikujtoi se përkundër ndryshimit të flamurit dhe emrit kombëtar, procesi i negociatave nuk u hap, por apeloi që me guxim të vazhdohet në rrugën evropiane.

“Ngeci hapja e procesit të negociatave me BE-në. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se zgjidhjet e arsyeshme dhe të pranueshme për problemet e krijuara mund të arrihen vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit të barabartë me fqinjët dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Zivko Popov.


Derisa përfaqësuesit e Qeverisë po shënonin mbajtën e seancës së parë të KAÇKM-së në Muzeun e VMRO-së, delegacione nga Qyteti i Shkupit dhe nga Kuvendi vendosën lule para monumentit të luftëtarëve antifashistë në afërsi të Qeverisë, me rastin e 80 vjetorit nga çlirimi i Shkupit nga fashizmi. Këtë ditë e ka uruar edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sipas të cilit në kohë sfidash ekonomike dhe politike duhet të udhëhiqemi nga guximi dhe vendosmëria e të parëve tanë, të cilët nuk u dorëzuan nga lufta për liri, drejtësi dhe barazi.



Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Presidenti Begaj priti në takim kryeparlamentarin Gashi! U bisedua për gjuhën shqipe, balancuesin dhe Korridori 8

Story i radhës

Edi Rama i ulet në gjunjë Giorgia Melonit, përqafime dhe batuta mes dy kryeministrave

Të fundit nga