Mbushen plot 80 vjet nga koha kur 7144 hebrenj nga Maqedonia, mes të cilëve fëmijë, gra e burra, u depërtuan në kampet e Treblinkës. Në përkujtim të asaj dite, kur nga stacioni i trenit në Shkup hebrenjtë u çuan drejt vdekjes, zyrtarë të vendit tonë dhe përfaqësues të komunitetit hebre, bënë një marshim të shkurtër nga Stacioni i vjetër hekurudhor deri në Monopol, pikërisht nëpër rrugën ku kanë kaluar viktimat 8 dekada më parë.
Presidenti Stevo Pendarovski radhiti tre etapat nëpër të cilat kanë kaluar hebrenjtë e Maqedonisë. Hapi i parë, tha ai, ishte diskriminimi, sepse regjimi fashist i asaj kohe në Sofje solli ligj për mbrojtje të kombit, me të cilin hebrenjtë u diskriminuan sistematikisht. Hapi i dytë, sipas Pendarovskit, ishte izolimi, e i treti dehumanizimi.
Përballë këtyre fakteve, jemi të detyruar të shtrojmë këto pyetje: a kemi ne brezat e sotëm të drejtë të qetësojmë ndërgjegjen e papastër të dikujt për Holokaustin e hebrenjve të Maqedonisë? A na lejohet të heshtim përballë revizionizmit historik që rehabiliton kryerësit e krimit dhe lëvdon fajtorët? A duhet të harrojmë se me nënshkrimet e kujt iu privuan sistematikisht të drejtat civile, ekonomike dhe njerëzore të hebrenjve nga Maqedonia dhe u dërguan në vdekje? Që të ketë pajtim, duhet kërkuar falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në dëbimin e hebrenjve të Maqedonisë, tha presidenti Stevo Pendarovski.
Delegacionit të Qeverisë i priu zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi i cili u shpreh se jeta e mbi 7 mijë hebrenjve të Maqedonisë përfundoi për shkak të idesë së çmendur dhe gjakatare të disave, të cilët më pas u mbështetën nga shumë të tjerë.
Pavarësisht çfarë ka ndodhur para 80 vitesh, është mësim për gjithë njerëzimin dhe gjeneratat e ardhshme duhet ta mbajnë mend e të mos e harrojnë, tha zvkm Fatmir Bytyqi.
Gjithnjë duhet të mësojmë nga historia dhe ajo që ka ndodhur në të kaluarën, që leksionet të mësohen dhe të gjithë të vazhdojmë ta jetojmë të tashmen dhe të për të ardhmen, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Këtu foli edhe Hamad Amar kryetar i grupit parlamentar të miqësisë Izrael-Maqedonia e Veriut, Ernest Herzog nga Kongresi Botëror Hebre, Maria Bagdasarova nga Kongresi Hebre Evropian dhe Pepo Levi, kryetar i komunitetit hebre në RMV.
Burimi: TV21