80 miliard dollarë u fshinë nga vlera e Meta

October 28, 2022
1 minut lexim

Investitorët fshinë 80 miliardë dollarë nga vlera e kompanisë mëmë të Facebook dhe Instagram, Meta, pasi Mark Zuckerberg raportoi se fitimet ishin përgjysmuar gjatë tre mujorit të tretë të vitit me reklamuesit të trembur nga ekonomia globale në rënie.

Aksionet e Meta janë tkurrur me 25% që nga dita e Mërkure duke eliminuar miliarda dollarë nga pasuria personale e Zuckerberg që është CEO dhe aksioneri më i madh i saj.

Shitja filloi brenda natës dhe mëngjesin e së Enjtes kur tregjet u hapën u pa edhe spiralja ku po shkonte vlera e aksioneve të Meta.

Ishte një prej zhvlerësimeve më dramatike që Wall Street ka parë që kur besimi i investitorëve tek aksionet e Silicon Valley filloi të përmbysej.

Aksionet e Meta ranë nën 100 dollarë duke i dërguar në nivelin më të ulët që prej 2016-ës ndërsa investitorët nuk janë të bindur se e ardhmja e kompanisë është në metaverse, një botë e realitetit virtual që përdoruesit e përjetojnë përmes pajisjeve Oculus.

Me 13% të aksioneve të Meta, Zuckerberg ka parë pasurinë e tij të bjerë me 90 miliardë dollarë këtë vit. Aksionet e tij kishin një vlerë prej 125 miliardë dollarë në fillim të 2022 por sot kanë rënë në 35 miliardë dollarë.

Reality Labs, divizioni metaverse i kompanisë, humbi 3.7 miliardë dollarë në tre muajt e fundit ndërsa kompania parashikoi që këto humbje të rriten në 2023.

Meta raportoi 27.7 miliardë dollarë të ardhura, dhe 4.4 miliard dollarë fitim. Kjo e fundit ishte 52% më e ulët sesa një vit më parë kur ishte 9.2 miliardë dollarë. Që prej muajit Shkurt Meta ka humbur 230 miliardë dollarë vlerë tregu. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zhang jep lajmin e mirë për Skriniar

Story i radhës

(VIDEO) 500 nxënës të “Vizbegut” mbeten pa transport, kryetari i Çairit akuzon komunën e Butelit

Të fundit nga

ShkoLartë