8 zakone që i ndihmojnë gratë të kapërcejnë më lehtë divorcin

min lexim

Të kalosh një ndarje nga një lidhje apo martesë, nuk është gjithmonë e lehtë! Sidomos kur bëhet fjalë për martesën, fundi i saj është një sfidë e vështirë për t’u kapërcyer për ish-partnerët, por sidomos për gratë.

Kalimi nëpër “rrugë” të reja për të dalë nga kjo situatë shpesh është çështje personale, por psikologia klinike Ayanna Abrams thotë se ka disa zakone që mund t’i zbatoni për të gjetur paqen e brendshme dhe për t’u ndjerë të përmbushur.

#1 Praktikoni dashurinë për veten

Pas një divorci, është e lehtë të ndihesh në faj ose të ndjesh keqardhje. Por, gratë që arrijnë të rifitojnë ekuilibrin e tyre shpesh zgjedhin dashurinë për veten mbi çdo gjë. Kjo nuk do të thotë të bëhesh egoiste, por të njohësh mënyrën e trajtimit me mirësi të vetes.

#2 Rizbuloni pasionet tuaja

Në vorbullën e jetës bashkëshortore, është e lehtë të lini pas dore pasionet tuaja. Duket se periudha pas divorcit krijon një mundësi të përsosur për të bërë gjërat që dikur i kishit pasion. Qoftë pikturë, lexim apo një shëtitje, t’i kushtoni kohë pasioneve tuaja është një terapi efektive, sidomos pas ndarjes.

#3 Praktikoni idenë e të jetuarit në të tashmen

Arti i të jetuarit të momentit, pa keqardhje apo pa ankthet e së ardhmes është një qasje pozitive që e bën më të lehtë procesin e ndarjes.

#4 Mbështetuni te njerëzit

Përballja me sfidat e një divorci nuk duhet të jetë kurrë një udhëtim i vetmuar. Kthimi te miqtë e ngushtë apo familja, japin një lloj sigurie për gratë pas ndarjes.

#5 Përkushtohuni në mirëqenien tuaj personale

Përpjekja për të marrë veten pas divorcit është një angazhim jo i lehtë ndaj vetes. Kujdesi për mirëqenien fizike dhe emocionale, është diçka shumë e rëndësishme. Qoftë përmes stërvitjes, një dietë e ekuilibruar, apo relaksi janë të gjitha metoda që kanë rëndësi.

#6 Jini mirënjohëse

Mund të jetë e vështirë për t’i parë gjërat pozitivisht pas një divorci, por ndjenja e mirënjohjes është një zakon i fuqishëm për të rifituar paqen e brendshme. Të mësosh të njohësh dhe të vlerësosh gëzimet e përditshme, si diellin në mëngjes ose një buzëqeshje mund të kenë shumë ndikim në mënyrën e këndvështrimit të së ardhmes dhe jetës suaj.

#7 Kthejini sfidat në mundësi

Divorci shpesh shënon fillimin e një periudhe ndryshimesh të rëndësishme. Në vend që të frikësoheni, përpiquni t’i “përqafoni” mundësitë e reja dhe të rriteni në çdo drejtim.

#8 Kërkoni ndihmë te profesionistët

Shumë gra “lundrojnë” në ujërat e turbullta të divorcit dhe kjo situatë mund të jetë shkatërruese për qasjen e tyre për të ardhmen. Nëse e shihni të vështirë kapërcimin e periudhës pas ndarjes, thjesht drejtohuni te një terapist/e ku mund të merrni këshilla të vlefshme dhe të praktikoni strategji për të ecur përpara.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kapiteni i Rumanisë: Na pret punë e vështirë nesër

Story i radhës

Perinski: Thirrja për financimin e projekteve të komunave, nuk është ryshfet parazgjedhor

Të fundit nga