Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë regjistruar 249 raste të reja me Covid-19 dhe 8 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794. Në total numri i rasteve aktive është 5.073
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës. Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com