8 fëmijë dhe 15 gra shtatzëna me Covid-19 të shtrira në QKUK

February 8, 2022
1 minut lexim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot 215 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitale rajonale.

Sipas SHSKUK’së, në mesin e pacientëve janë edhe 8 fëmijë dhe 15 gra shtatzëna.

Ndërsa, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 75 pacientë.

17 pacientë janë të shtrirë në Mjekimin Intensiv.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim mjekësor nga Covid-19  janë 216 pacientë. 149 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 17 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

Kujtojmë që gjatë këtij viti është rritur numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19.

Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në QKUK e spitale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga martesa për letra angleze deri tek denoncimi se Drejtori i Tatimeve në Durrës u hakmor ndaj një biznesi

Story i radhës

Скопјани најмногу се жалат на суви дрвја, депонии и реагираат за безбеден сообраќај

Të fundit nga

55 pikët e Brunsonit

Jalen Brunson shënoi 55 pikë – përfshirë nëntë në kohën shtesë – duke i ndihmuar New York Knicks të zgjasin serinë e fitoreve në shtatë ndeshje me një fitore 136-132 ndaj Washington
ShkoLartë