79 vjeçari në Ferizaj dorëzon në Polici kuletën që e gjeti në rrugë, Policia tregon sa para kishte në të

1 minut lexim

Sot një 79 vjeçar në Ferizaj ka dorëzuar në Polici një kuletë me para dhe dokumente që e kishte gjetur në rrugë.

Policia njofton se pronari është identifikuar dhe është paraqitur në polici.

Atij i janë kthyer 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente.

Njoftimi i plotë:

Me datën 24.09.2024 rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Reçaku’’ në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici .

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë : 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhjetëra fluturime për dhe nga Bejruti janë anuluar – për shkak të “zhvillimeve të vazhdueshme” në Liban

Story i radhës

Aktori tregon si mori vendimin për t’u zhvendosur në Amerikë: Punova si pastrues dhe shofer kamioni për 16 vite

Të fundit nga