Ka nisgur gara e vrapimit “Prishtina Marathon 2022” që organizaohet nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës.
Plotë 784 garues janë bërë pjesë e kësaj maratone që do të vrapojnë në shtegun e gjatë prej 42 kilometrave.
Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani tha se kjo garë është shumë e rëndësishme si e 20-ta me radhë dhe që sjellë garues me renome ndërkombëtare.
Sylejmani: Kjo garë është jashtëzakonisht e rëndësishme
“Unë mendoj që kjo maraton është jo thjeshtë e rëndësishme por është e super-rëndësishme sepse kjp garë mbahet e 20-ta me radhë sepse kjo garë e ka dhënë privimin e vet duke sjellë garues me renome ndërkombëtare që nga viti 2001 deri më sot…Kjo maraton është më e vogël nga pjesëmarrja nga jashtë sepse nuk kemi pasur guxim t’i ftojmë që të marrin pjesë. Në gjithherë i kemi bërë garat në muajin maj ose prill mirëpo këtë e kemi prolonguar pikërisht për shkak të frikës nga pandemia, andaj nuk kemi mundur ne edhe pse e kanë ditur të gjithë që është e proklamuar të vijnë, por pak, shumë pak ka nga jashtë, po mendoj ata elitar sepse të tjerë ka mjaftë.”, tha Sylejmani.
Kurse, Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës tha se
Rugova: Ky aktivitet do të rritet nga viti më vit
“Padyshim se është shumë e rëndësishme për kryeqytetin ta organizojë një aktivitet të tillë më përmasa kaq të mëdha. Si çdo organizim i cili nuk është i lehtë, ky është pak më i vështirë sepse është një organizim shumë i madh por barrën kryesore të këtij organizimi e ka pasur federata por e ka pasur edhe përkrahjen nga Komuna e Prishtinës. U gëzova që këtu po shoh një numër kaq të madh të pjesëmarrësve dhe njerëzve që janë pro sportit dhe po merren me sport. Shpresoj që çdo i pranishëm të kënaqet edhe ky edhe ky aktivitet çdo vit të bëhet edhe më i madh.”, tha Rugova.