77 vjet që nga ekzekutimi i diktatorit Mussolini

1 minut lexim

Sot bëhen 77 vjet që nga ekzekutimi i Benito Mussolinit.

Diktatori italian i njohur si “Il Duce”, pas një sërë fatkeqësish ushtarake u bë i papëlqyer edhe në mesin e kolegëve të tij fashistë. Ai u kap duke u përpjekur të ikte nga Italia dhe u ekzekutua më 28 prill të vitit 1945.

Nga shtatori 1943 deri në prill 1945, Musolini drejtoi një qeveri kukull në Italinë veriore të pushtuar nga gjermanët. Në fund të luftës, ai u përpoq ta kalonte fshehurazi kufirin zviceran i veshur me një pallto dhe përkrenare gjermane. Por një partizan italian e njohu dhe bërtiti: “E kapëm kryesorin!”.

Musolini u ekzekutua të nesërmen dhe kufoma e tij u var me kokë poshtë në një shesh të Milanos.

Ai ishte një udhëheqës politik italian që u bë diktatori fashist i Italisë nga viti 1925 deri më 1945. Fillimisht një socialist revolucionar, farkëtoi lëvizjen fashiste paraushtarake më 1919 dhe u bë kryeministër më 1922.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A janë mëngjarashët më të talentuar? Faktet që duhet t’i dini

Story i radhës

Skandal në Parlament/ Deputeti kapet duke parë pornografi në mënyrë të përsëritur – nisin hetimet ndaj tij

Të fundit nga