Kongresi amerikan më 28 dhjetor 1945, miratoi betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.
Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën ”Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.
Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit.
Gjithashtu, shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara e fillojnë mësimin duke lexuar betimin.
Nxënësit ngrihen në këmbë dhe venë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës që ai përfaqëson – një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë,” thuhet në tekstin e betimit. Fjalët “nën Zotin” u shtuan në qershor 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower.