Dorothy Hildebrand, një aktiviste 72-vjeçare nga Gjermania bëri me biçikletë 8 mijë kilometra nga Suedia në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq, ku po mbahet samiti i klimës COP 27.
Mesazhi ishte i qartë: Ndaloni ndryshimin e klimës!
Udhëtimi zgjati më shumë se katër muaj me një biçikletë rozë që Dorothy Hildebrand e quan Miss Piggy, sipas personazhit të famshëm të Muppet Show. Ajo kaloi Evropën dhe Lindjen e Mesme derisa mbërriti në Sharm el-Sheikh, në jug të Gadishullit Sinai.
Hildebrandt tha se misioni i saj është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë liderët botërorë të mbledhur në konferencën vjetore të OKB-së për klimën për të ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar ndryshimin e klimës.
Emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten dhe shkencëtarët thonë se sasia e gazeve që bllokojnë nxehtësinë duhet të përgjysmohet deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivat kufizuese të temperaturës të marrëveshjes klimatike të Parisit të vitit 2015.
“Ata thjesht duhet të ndalojnë ndryshimin e klimës,” tha Dorothy Hildenbrand pasi mbërriti në Sharm el-Sheikh një javë më parë dhe që atëherë ka qenë e pranishme në samit.
Ajo ka qëndruar në banesën e shoqes së saj, rreth 15 kilometra nga vendi i samitit, dhe çdo ditë vjen me biçikletë në qendër të qytetit, ku ndan përvojat me të njëjtit mendim dhe ndërgjegjëson qytetarët.