700 ushtarë ukrainas dhe më shumë se 1000 civilë të kapur nga Rusia

1 minut lexim

Rreth 700 trupa ukrainase mbahen robër nga forcat ruse, raporton Interfax Ukraine, duke cituar zëvendëskryeministren ukrainase.

Iryna Vereshchuk tha: “Sa i përket ushtrisë, ne kemi, në parim, barazi të përafërt: ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre, dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër.”

Politikani ukrainas tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë më shumë se 1000 civilë – rreth gjysma e të cilëve ishin gra, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

“Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë, në robëri. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe, për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra,” shtoi ajo.

“Dhe ne, padyshim, do të përsërisim se nuk do të shkëmbejmë ushtarë me civilë, kjo është e ndaluar nga Konventat e Gjenevës.

“Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në anën ukrainase.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maliqi për sulmet në veri: Gjasa të mëdha që janë të dirigjuara nga agjenturat ruse në rajon

Story i radhës

Fifi flet për grindjet dhe rregullat që thyen me Adisin

Të fundit nga