7 zjarre aktive, 4 nën kontroll, Toshkovski: Maqedonia nuk ka kapacitet për të përballuar zjarret

min lexim

Shtatë zjarre ende janë aktive, 16 janë shuar, katër janë vënë nën kontroll, edhe pse ende ka vatra, situata është më e mirë se ditët e mëparshme. Si një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështirat për t’u shuar, është në territorin e Makedonski Brodit, i cili është duke lëvizur në drejtim të gjuetisë Jasen, ku janë fshatrat Breznicë dhe Tazhevë, dhe ky zjarr është duke u shuar me dy air-traktorë, një helikopter dhe i njëjti shuhet edhe nga toka. Një pyll i përzier po digjet në Pllasnicë afër Stromolit, ndërsa zjarret janë aktive edhe në afërsi të Nebregovës dhe Gostiraznit, pastaj në komunën e  Dollnenit, në komunën e Çashkës dhe në Gostivar afër fshatit Bellovishte. Në disa vende vetëm tymon, por me rritjen e temperaturave pjesa më e madhe e zjarreve riaktivizohen. Pas gati dy javëve, zjarri është shuar në malin Serta, edhe pse sipas drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, aty ende po monitorohet terreni pasi në disa vende ende ka tym.

“Të gjitha resurset që kemi në dispozicion janë në terren. Po theksoj se në shumicën e vendeve zjarret ndodhin në terrene të pa qasshme ose do të thosha të paarritshme, prandaj edhe nëse do të shkonte një numër më i madh zjarrfikësish apo ushtarësh apo policësh, ata thjesht nuk do të ishin efektivë dhe do ta rrezikonim sigurinë e tyre. Zjarret në Sertë janë vënë nën kontroll, megjithëse dje isha atje dhe nuk kishte djegie, diku dukej tymi, i mbajmë ende nën kontroll se dinë të riaktivizohen”, tha Angellov.

Në QMK këtë mëngjes u mbajt Komiteti për koordinim me sistemin për menaxhimin e krizave. Ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se shteti nuk është i gatshëm për të përballuar zjarret dhe njoftoi se është formuar ekip për zbulimin e piromanëve.

“Në Maqedoni, nuk ekziston një sistem që mund të merret në mënyrë adekuate me menaxhimin e krizës që do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate situatave të krizës në Maqedoni. Kemi marrë një vendim me të cilin rekomandojmë Qeverinë që urgjentisht të marrë vendim i cili shkurtimisht duhet të synojë riorganizimin e të gjithë sistemit, i cili në fakt nuk ekziston, për të përballuar siç duhet çdo krizë që mund të shfaqet në Maqedoni”, u shpreh Toshkovski.

Një pjesë e zjarreve janë për shkak të faktorit njeri, ndërsa Toshkovski tha se MPB fokusin e ka te zbulimi i kryerësve ndërsa deri më tani ka dy të dyshuar për shkaktimin e zjarreve për të cilët po ndërmerren masa për përgjegjësi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Presidentja Osmani në Paris në mbështetje të sportistëve të Kosovës

Story i radhës

Vdes mësuesja Afërdita Burrniku nga Prishtina

Të fundit nga