Pas një ridizajnimi madhor në iOS 16 të ekranit të kyçjes, Apple më në fund zbuloi çdo gjë që po vjen në versionin e ardhshëm iOS 17 në konferencën WWDC. Evenimenti vjetor ishte vetëm online për shumicën e njerëzve por me një prezencë fizike të vogël kryesisht zhvillues dhe media.
Ndryshe nga iOS 16, Apple nuk ka bërë ndryshime masive në iOS 17 duke përmirësuar vetëm disa aspekte të platformës. Ndërsa Apple ka shtuar shumë veçori, këto janë ato që duhet të konsiderohen.
Posterat e kontakteve të aplikacionit Phone App
Me iOS 17 Apple ka zgjeruar atë fuqinë e përshtatjes së ekranit të kyçjes të iOS 16 në pjesë të tjera të sistemit operativ siç është Phone App. Me funksionalitetin e ri të posterave të kontakteve, mund të personalizoni mënyrën sesi karta juaj e kontaktit duke kur të tjerët ju telefonojnë.
Mund të zgjidhni një foton tuajën, ose një Memoji dhe të shtoni emrin me fontin e preferuar. Do të jetë pjesë e kartës suaj të kontaktit duke ju mundësuar të ndani me të tjerët duke përdorur funksionet e reja të shpërndarjes së iOS 17.
Filtrat e kërkimit në aplikacionin Messages
Apple nuk ka përmirësuar aplikacionin Messages prej kohësh por me iOS 17 do të ndryshojë. Tashmë mund të përdorni filtrat e kërkimit për të reduktuar numrin e rezultateve të kërkimit. Për shembull nëse po kërkoni për një mesazh në një bisedë të caktuar mund të përdorni filtrin “messages in:”.
Përveç filtrave të kërkimit Apple ka shtuar edhe disa opsione në Messages: Check in dhe afishat. Për më tepër mund të përdorni gjestet e tërhekjes për tju përgjigjur një mesazhi, për të kaluar nga fundi në krye, lexuar transkriptimin e një mesazhi audio dhe aksesuar aplikacionet iMessages nga një menu e zgjeruar.
AirDrop dhe NameDrop
AirDrop është një prej pjesëve më të rëndësishme të ekosistemit të madh të Apple dhe kompania ka bërë disa përmirësime. Tashmë mund të përdorni AirDrop mes iPhone, ose një iPhone dhe Apple Watch thjeshtë duke i afruar fizikisht me njëri-tjetrin.
NameDrop është funksionaliteti i ri me të cilin mund të ndani kontakte. Gjithashtu me lehtësi mund të përdorni SharePlay duke përdorur të njëjtin. Së fundi me AirDrop mund të transferoni të dhëna përmes internetit nëse marrësi largohet distancës së AirDrop, gjithmonë nëse marrësi është i kyçur në llogarinë e tij iCloud.
Aplikacioni i ri Journal
Një prej risive të iOS 17 është një aplikacion i ri Journal. Përdoresit mund të shkruajnë gjërat që u vinë në mendje. Journal grumbullon të gjithë aktivitetin tuaj ditor siç janë fotot, muzika, vendet e vizituara, ushtrimet fizike dhe i bashkon ato për të krijuar momente reflektimi.
Sapo të hapni aplikacionin, ky i fundit ju udhëheq se çfarë duhet të shkruani dhe gjithashtu mund të vendosni përkujtues që ju njoftojnë në mënyrë që të krijojnë një sjellje tuajën. Aplikacioni Journal nuk është ende i disponueshëm por Apple synon ta sjellë së bashku me iOS 17 në 2023.
StandBy
iOS 17 sjell një mënyrë të re për të shtuar informacion në iPhone tuaj përmes StandBy. Kurdoherë që vendosni iPhone në karikim wireless horizontalisht, iPhone do të aktivizojë StandBy dhe tregon informacione si ora, eventet, moti, mini-aplikacionet etj.
StandBy ofron mbështetje për mini-aplikacionet si Live Activities. Funksionon mësë miri me një iPhone që ka Always-On.
Mini-aplikacionet interaktive
Apple prezantoi për herë të parë mini-aplikacionet në iOS 14 dhe që atëherë nuk ka ndryshuar asgjë me këtë funksionalitet me përjashtim se mund ti shtoni në ekranin e kyçjes të iOS 16. Megjithatë iOS 17 sjell përditësimin shumë të nevojshëm. Përdoruesit tashmë mund ti bëjnë interaktive.
Mund të ndërveproni me mini-aplikacionet për të përfunduar listat detyrash, luajtur muzikë, aksesuar kontrollet Home e shumë të tjera pa hapur fare aplikacionet. Mund të bëni një gjë të tillë me mini-aplikacionet në Home, Ekranin e Kyçjes dhe StandBy.
Vendosje automatike e kodeve verifikuese për Mail
Aplikacioni Mail i Apple do të marrë një përditësim të vogël në iOS17. Telefoni juaj tashmë do të plotësojë automatikisht kodet në Safari në momentin që ju vinë në aplikacionin Mail.
Përpara iOS 17 vendosja automatike e kodeve funksiononte vetëm me aplikacionin Messages.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL