7 strategji që duhen ndjekur me njerëzit negativë

December 3, 2022
1 minut lexim

Njerëzit negativë janë shumë pesimistë dhe do të mërzisnin këdo. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm ata mund t’ju përfshijnë juve në kaosin e tyre, dhe kjo do të ishte disfata juaj më e madhe.

Lexoni më poshtë disa strategji, të përmbledhura nga EO, të cilat mund t’i ndiqni ndaj njerëzve negativë:

Vendosni kufij dhe mbani distancë ndaj personave të tillë

Ju nuk e keni në dorë të kontrolloni sjelljen negative të personave të tjerë që mund t’ju rrethojnë por sigurisht që mund të kontrolloni qëndrimin tuaj ndaj tyre.

Shmangni personat që vetëm ankohen

Mbajini sa më larg persona të tillë, dhe nëse persona të tillë janë pjesë e zyrës suaj, atëherë mundohuni t’i zgjidhni gjërat sa më prerazi të mundeni.

Mbajini larg punonjësit negativë

Nëse stafi juaj i punonjësve përbëhet nga persona negativë, atëherë largoni ata nga kompania juaj sepse ekziston mundësia që ata të përçojnë një frymë dhe një energji negative edhe tek punonjësit e tjerë.

Injoroni personat negativë

Kontrolloni emocionet tuaja dhe mos u lini të përfshiheni në një debat me to sepse situata vetëm sa do të degjeneronte më shumë. Shmangini konfliktet jo të shëndetshme.

Mos e analizoni më shumë seç duhet një situatë të caktuar

Bëni të pamundurën për të mos t’u përfshirë emocionalisht në lojën e tyre.

Krijoni një “sistem mbështetës”

Mundohuni të krijoni një rrjet prej miqsh dhe kolegësh pozitivë.

Mos hiqni kurrsesi dorë nga pozitiviteti

Qëndroni pozitivë dhe shmangini në maksimum persona të tillë. Mbase pozitiviteti juaj mund të ndikojnë në negativitetin e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Messi flet pas kalimit në çerekfinale

Story i radhës

Muaji i festave, 10 filma që duhet t’i shihni patjetër në dhjetor

Të fundit nga

ShkoLartë