7 efekte negative, çfarë i ndodh trupit tuaj nëse anashkaloni mëngjesin

April 10, 2022
1 minut lexim

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por sipas studimeve nëse e anashkaloni këtë vakt do të ndjeni disa pasoja në trupin tuaj. Bright Side sjell disa fakte mbi mëngjesin:

1.Sipas studimeve po të mos konsumosh mëngjes, shton në peshë, kjo sepse je më i uritur në orarin e drekës.

2.Të mos konsumosh mëngjes shkakton edhe luhatje të humorit. Njerëzit që nuk konsumojnë mëngjes mund të vuajnë nga depresioni, kanë risk për diabet dhe nivel të ulët të sheqerit në gjak.

3.Nëse nuk konsumoni mëngjes do ndiheni të lodhur nga ora 12 e drekës deri në 4 pasdite. Do e keni të vështirë të fokusoheni dhe të jeni produktiv.

4.E pabesueshme, por mos ngrënia e mëngjesit ndikon tek plakja. Kufizimi i kalorive dhe agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojnë në rritjen e hormoneve dhe uljen e niveleve të insulinës.

5.Dietologët thonë se duke kapërcyer ngrënien e mëngjesit niveli i aciditetit tuaj mund të rritet dhe mund të vuani nga urthi dhe dispepsi.

6.Anashkalimi i mëngjesit mund të shkaktojë dhimbje koke ose migrenë. Ekspertët thonë se edhe mëngjeset e vonuara mund të ndikojnë në trupin tuaj. Kjo zakonisht është për shkak të niveleve të ulëta të glukozës në gjak.

7.Ata që anashkalojnë mëngjesin kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga era e keqe e gojës. Nëse nuk konsumoni ndonjë ushqim në mëngjes lejoni që bakteret të shkaktojnë erë të qëndrojnë në gojë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia, para dilemëshamletiane; “Me qenë, apo mos me qenë”, (To Be or not to Be)..!?

Story i radhës

Gega: Erdha në Korçë për të qenë me kokën lartë

Të fundit nga

ShkoLartë