7 aplikacione që ju duhen për ta organizuar jetën në vitin 2022

November 20, 2022
1 minut lexim

Meqë jemi në periudhë reflektimi, vendosje objektivash të reja, etj, etj detyra e radhës është ta ndihmoni veten me çdo mjet të mundshëm.

1. Coach.me

Është dizenjuar për t’ju ndihmuar të krijoni dhe të mbani në mënyrë të qëndrueshme objektivat tuaja në jetën personale, karrierë dhe shëndetin fizik. Ju lejon të shihni sa shumë keni bërë progres dhe sa jeni duke u përmirësuar çdo ditë. Është si një trajner personal që ju rri mbi kokë pa pushim, por në ndryshim me të, ky aplikacion është falas.

2. Strides

Nëse keni nevojë të organizoni më mirë objektivat dhe zakonet tuaja. Çdo ditë dhe hap pas hapi.

3. Way Of Life

Jua bën vendosjen dhe arritjen e qëllimeve fare të thjeshta. Mund të ndiqni rutinën tuaj duke përdorur një ngjyrë ta caktuar çdo ditë dhe përveç kësaj, ky app do t’ju ndihmojë të hiqni dorë nga zakonet e këqija dhe të bëni më shumë nga ato të mirat. 

4. Habitica

Ky aplikacion (të cilin e shkarkoni falas) i kthen qëllimet dhe produktivitetin në një lojë, duke e bërë gjithë procesin shumë më interesant. Për çdo objektiv të arritur ju do të merrni “çmime” ose “do të dënoheni”, në mënyrë që të motivoheni për në vazhdim.

5. Productive

Këtu mund të planifikoni çdo ditë të jetës suaj. Mbani shënim çfarë keni për të bërë, gjërat në të cilat keni bërë progres dhe gjithashtu sfidën e radhës. 

6. Notion

Ky aplikacion do “t’ju flasë” herë pas here për t’ju kujtuar çfarë duhet të bëni në një momente të caktuara.

7. Today

Kurse ky, do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin e ditës duke përdorur vetë fotot tuaja. Për shembull, nëse doni të mësoni sesi të gatuani, përdorni fotografinë e recetës që do provoni. Këtu mbaron puna juaj për momentin, pastaj gjithçka duhet të bëni është të ndiqni udhëzimet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës

Story i radhës

Ndryshimet kushtetuese, Ramadani: Opozita duhet të jetë më konstruktive

Të fundit nga

Dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Rusia kreu sulme me dronë në kryeqytetin ukrainas të Kievit mes të martës dhe të mërkurës. Gjatë sulmit u vranë dy njerëz dhe u plagosën të paktën gjashtë të tjerë. Sulmi gjithashtu

​Këta telefona mbeten pa WhatsApp sot

WhatsApp do të ndalojë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra në Android dhe iOS, që do të thotë se disa telefona inteligjentë nuk do të mund ta ngarkojnë këtë aplikacion të
ShkoLartë