66 gazetarë të vrarë në gjithë botën në vitin 2022

min lexim

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), ka tërhequr vëmendjen se viti 2022 ka qenë një vit “shkatërrues” në aspektin e sigurisë së gazetarëve dhe njoftoi se këtë vit janë vrarë duke kryer profesionin e tyre 66 gazetarëve dhe punonjës të shtypit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga IPI me qendër në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, janë ndarë të dhëna lidhur me punonjësit e shtypit që janë vrarë këtë vit për shkak të profesionit të tyre.

Në vitin 2021, numri i gazetarëve ka qenë 45, tha deklarata, duke bërë të ditur se këtë vit numri i gazetarëve të vrarë ka shkuar në 66 me një rritje shqetësuese.

Në luftën Rusi-Ukrainë janë vrarë 9 gazetarë

IPI ka ndarë informacionin se këtë vit në Meksikë janë vrarë 14 gazetarë, ndërsa 9 punonjës shtypi janë vrarë duke ndjekur luftën Rusi-Ukrainë, duke theksuar se humbjet e regjistruara në këto dy vende kanë qenë më të lartat.

Po ashtu, në deklaratë përmendet se vrasja e gazetares me përvojë e televizionit Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, gjatë një operacioni që forcat izraelit kryen në maj 2022 në Bregun Perëndimor, është ngjarja më e frikshme e këtij viti.

“Mossigurimi i drejtësisë nga shtetet në sulmet kundrejt gazetarëve vazhdon të krijojë terren të frytshëm për dhunë ndaj shtypit. IPI u bën thirrje autoriteteve në gjithë botën që të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve dhe t’i japin fund mosndëshkueshmërisë së këtyre krimeve”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

IPI ka bërë raporte dhe punime lidhur me gazetarët e vrarë që nga viti 1997. Organizata thotë se dhuna kundrejt gazetarëve është një problem global dhe se mosndëshkimi i autorëve krijon terren për dhunën.​​​​​​​





Story i mëparshëm

Pse nuk duhet ta ndaloni dikë të qajë?

Story i radhës

Kremlini: Putini nuk do t’ua urojë Vitin e Ri liderëve të vendeve jomiqësore

Të fundit nga