​644 raste aktive me COVID-19

March 18, 2022
1 minut lexim

Aktualisht në Kosovë janë 644 raste aktive me COVID-19. Prishtina prinë me numrin më të lartë të rasteve aktive. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 164 raste, e pasuar nga Ferizaj me 62 raste, Gjilani me 61, Prizreni me 48 dhe komunat tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 33 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë që po vazhdon vaksinimi antiCOVID-19. Ku në 24 orëshin e fundit 313 qytetarë u vaksinuan me dozat antiCOVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i Lvivit: Është goditur ndërtesa afër aeroportit

Story i radhës

Këto janë 5 shenjat e horoskopit me personalitetin më të fortë

Të fundit nga

ShkoLartë