64 vjet nga fluturimi i pare i njeriut ne hapesire 67fa0135aa3ab

​64 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

April 12, 2025
1 minut lexim

Më 12 prill 1961, kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës, ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë.

Yuri Gagarin ishte vetëm 27-vjeç kur u bë njeriu i parë që fluturoi në orbitën e Tokës.

Raketa që transportonte Gagarin në anijen kozmike ‘Vostok 1’ ishte në të vërtetë një raketë e riparuar, e quajtur R-7 “Semyorka”.

Pavarësisht se shpëtoi nga vdekja duke mos qenë në misionin Soyuz 1, që përfundoi tragjikisht, Gagarin humbi jetë më vonë tragjikisht në një përplasje tjetër, raporton KosovaPress.

Në vitin 1968 ai ishte duke pilotuar një avion luftarak MiG-15 në një fluturim rutinor stërvitjeje kur me bashkëpilotin e tij, humbën kontrollin në mënyrë misterioze dhe avioni u shkatërrua.

Tragjedia ishte e mbuluar nga Bashkimi Sovjetik për shumë vite. Kohët e fundit një nga kolegët e Gagarin, Aleksii Leonov zbuloi të vërtetën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me anë të rezolutës së 7 prillit 2011, e shpalli 12 prillin si Dita Botërore e Fluturimit të Njeriut në Hapësirë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sot hapet pika e perbashket kufitare kosove maqedoni e veriut 67f9fc84dbfdb
Story i mëparshëm

Sot hapet pika e përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut

mbreteria e bashkuar akordon nje pakete ndihme prej 350 milione per ukrainen 67fa03ca3d469
Story i radhës

Mbretëria e Bashkuar akordon një paketë ndihme prej 350 milionë £ për Ukrainën

Të fundit nga

Bedri Hamzën s’e përkrah bashkëpartiakja

Në mbledhjen e 39-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, ka dështuar propozim-vendimi për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut për periudhën 2024-2032. Ajo çfarë i befasoi
ShkoLartë