Policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar në kuadër të operacionit “ROAD GUARD 14”. Në afërsi të fshatit Dervician, Gjirokastër, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin E. I., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin. Pas disa minutash ndjekje, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. I., 24 vjeç, banues në Kosovë, është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.
Në vijim të operacionit, pas hetimeve paraprake të kryera për këtë rast, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, shtetasve F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 14”.
Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 64 emigrantë nga vendet e treta, vihet në pranga 24-vjeçari.
Pas hetimeve paraprake, identifikohen dhe shpallen në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorët në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen një automjet, një aparat celular dhe 3.400 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 14”.
Në afërsi të fshatit Dervician, Gjirokastër, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin E. I., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin.
Pas disa minutash ndjekje, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. I., 24 vjeç, banues në Kosovë, është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.
Në vijim të operacionit, pas hetimeve paraprake të kryera për këtë rast, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, shtetasve F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular dhe 3.400 euro. /albeu.com