​620-vjetori i lindjes së Skënderbeut kremtohet me shumë aktivitete në Prishtinë

May 3, 2025
min lexim

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, më 6 maj do të mbahen një sërë aktivitetesh në Prishtinë, duke përfshirë ekspozitën e artit pamor, simpoziumin pamor dhe koncertin festiv.

Për herë të katërt, organizata “Shqiptaria” po e organizon këtë event në shënimin e datëlindjes së Skënderbeut, për kujtuar dhe lartësuar figurën e Gjergj Kastriotit në historinë e shquar të popullit të lashtë shqiptar.

Sekretari i organizatës “Shqiptaria” Basri Beka tha se aktivitetet do të fillojnë me simpoziumin shkencor, ku do të marrin pjesë historianë nga të gjitha trevat shqiptare, për të vazhduar me ekspozitën e artit, programin për fëmijë dhe koncertin e madh festiv me yjet e njohura të estradës Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj, Kastriot Tusha e shumë të tjerë.

Beka: Datëlindja e Skënderbeut – një festë gjithë popullore

“Mendoj se do të jetë një festë gjithë popullore. Do të ketë koncert festiv, ekspozitë të artit pamor, simpozium shkencor, krejt këto aktivitete do të jenë pjesë të festimit të datëlindjes së Gjergj Kastriotit për të kumtuar dhe lartësuar figurën e kryeheroit tonë kombëtar… Festimi i datëlindjes fillon me simpoziumin shkencor në Institutin Albanologjik ku do të marrin pjesë historianë nga të gjitha trevat shqiptare. Në ora 12:00, do të kemi ekspozitën e artit pamor në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të marrin pjesë dhjetëra artistë nga e gjithë shqiptaria. Në ora 13:00 fillon programi për fëmijë, i cili vazhdon në ora 14:00 apo 14:30 me koncertin festiv me yjet e estradës së Kosovës dhe Shqipërisë, dhe do të vazhdojë pas orës 20:00 me grupet e të rinjve dhe yjet e rokut kosovar”, tha Beka.

Pjesëmarrja e arbëreshëve të Italisë, sipas Bekës, do ta bëjë me të veçantë këtë ngjarje. Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, pret që të ketë pjesëmarrje më masive.

Beka: Presim pjesëmarrje masive për kremtimin e datëlindjes së kryeheroit shqiptar

“Ajo çka e bën të veçantë këtë ngjarje është pjesëmarrja e arbëreshëve të Italisë që do të marrin pjesë me një shoqëri kulturore, e cila përveç që do të performojë në skenë, do të ketë edhe defilim me grupe të tjera artistike edhe në shesh e Prishtinës… Krahasim me vitin e kaluar, presim një pjesëmarrje shumë më masive dhe e veçanta e kësaj feste është se do të kemi mysafirë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Do të kemi arbëreshë, mysafirë nga Austria, nga Turqia, përfaqësues të shoqatës Vatra, nga Gjermania dhe të tjerë si dhe grupe artistike dhe shoqata të ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi“, potencon Beka.

Basri Beka i cili njëkohësisht është kryetar i këshillit organizativ të ngjarjes kulturore për festimin e datëlindjes së Skënderbeut, shprehet se ky kremtim është më rëndësi të mbahet pasi siç thotë ai të gjitha luftërat populli shqiptar i ka bërë nën flamurin e Gjergj Kastriotit.

Beka: Të gjitha luftërat për liri që populli shqiptar i ka bërë nën flamurin e Gjergj Kastriotit

“Ne i kemi tri figura të pakontestueshme në historinë kombëtare. E kemi Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën dhe Adem Jasharin…04:35 Në pyetjen tuaj pse është më rëndësi që të festohet datëlindja e Gjergj Kastriotit, sepse Gjergj Kastrioti është ati themeltar i kombit tonë. Të gjitha luftërat për liri që populli shqiptar i ka bërë nën flamurin e Gjergj Kastriotit dhe pesha e rëndësia e kryeheroit tonë kombëtar është e pakontestueshme për kombin tonë”, thekson Beka.

Datëlindja e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut u kremtua edhe vitin e kaluar me shumë aktivitete në Prishtinë, për çka edhe u kërkua që kjo ditë të hyjë në kuadër të ditëve të festave kombëtare. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Albanese edhe për një mandat në krye të Australisë

Story i radhës

“Prej teje”, thonë Kanita dhe Anxhelo Koci në këngën e re

Të fundit nga

Dielli po ‘vret’ satelitët e Musk

Dielli ka filluar të shkatërrojë satelitët Starlink të Elon Musk, duke ngritur alarm midis shkencëtarëve. Ndërsa dielli arrin maksimumin e tij diellor, kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, po dëshmojmë një aktivitet
sqmken
ShkoLartë