61 vjecari vrau bashkejetuesen e djalit e me pas u vetevar flet e motra nusja rrinte mbyllur ne dhome kishte frike 6255fae244ed9

61-vjeçari vrau bashkëjetuesen e djalit e më pas u vetëvar, flet e motra: Nusja rrinte mbyllur në dhomë, kishte frikë

April 12, 2022
1 minut lexim

Motra e Xhevahir Hoxhës, i cili goditi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e të birit, 30-vjeçaren Merushe Hazizi e më pas u vetëvar, ka treguar se mes tyre kishte konflikte të vazhdueshme.

.Ajo thotë se 61-vjeçari nuk e donte 30-vjeçaren dhe se kishte deklaruar se do ta vriste atë bashkë me të birin.

“Vëllai i madh më mori në telefon dhe më tha që Xhevahiri ka therur nusen e Fatjonit. Më solli djali te shtëpia e tyre, nuk e dija që vëllai kishte varur veten, më thanë që ka ikur nga shtëpia.

Po bënte tre vjet që Fatjoni bashkëjetonte me atë, por vëllai thoshte nuk e dua, dua nusen e parë. Më mori Fatjoni në telefon para një jave dhe më tha se punët po shkojnë keq, nuk e di si do shkojë puna. Vëllai thoshte do i ther të dy, ishte kundër lidhjes së tyre. Kishin shumë konflikte, nipi me vëllanë kanë shkuar edhe në polici. Nusja rrinte mbyllur në dhomë, nuk dilte dot se kishte frikë“, ka thënë ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

grumbullohet kombetarja u16 vajzat te lumtura per pervojen qe do ta fitojne 6255fadeb4e09
Story i mëparshëm

Grumbullohet Kombëtarja U16, vajzat të lumtura për përvojën që do ta fitojnë

presidenti biden zbut rregullat ne perpjekje per te ulur cmimin e karburantit 6256003da1214
Story i radhës

Presidenti Biden zbut rregullat, në përpjekje për të ulur çmimin e karburantit

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë