60 fëmijë sot filluan edukimin bazë në Institucionin Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë.
Kryetari i komunës, Ardian Gjini tha se ky është vetëm njëri nga tri objektet e reja, pasi edhe dy të tjerë janë të gatshëm dhe po punohet në inventarizimin e tyre.
“Nuk ka më mirë se sa të fillosh ditën me fëmijët, e aq më shumë lumturi merr kur projektet e realizuara shërbejnë në socializimin e tyre.
Ky është njëri prej tre objekteve të reja. Edhe dy të tjerët janë të gatshëm dhe po punohet në inventarizimin e tyre”, tha tha ai gjatë vizitës që i bëri sot ankesit të ri të institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, objekti Orize.