6 vjet nga vërshimet katastrofike në Hasanbeg të Shkupit

1 minut lexim

Banorët e Shkupit gjegjësisht vendbanimet, Hasanbeg dhe fshatrat Stajkov, Straçincë, Rashtak dhe Haraqinë përjetuan katastrofën natyrore me përmasa shkatërruese dhe fatale pasditën e 6 Gushtit 2016.

Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 22 persona gjithashtu mbetën të shkatërruara shumë shtëpi, biznese, e dëme të tjera materiale.

Njerëz të shumtë dolën për të ndihmuar në teren, për pastrim të shtëpive dhe kërkimin e personave të zhdukur.

Hasanbegut pas vërshimeve i erdhën në ndihmë shtete të ndryshme të rajonit dhe pjesën më të madhe të dëmit material pothuajse e kompensuan.

Pas këtyre vërshimeve banorëve e lagjeve të lartpërmendura iu dashtë disa muaj që t’i kthehen jetës normale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozët presin konfirmimin

Story i radhës

Befasohet Liverpool

Të fundit nga