​6 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll

August 19, 2023
1 minut lexim

Më 19 gusht 2017, Kosova kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm në basketboll.

Basketbollistët e Kosovës me fitoren 75:69 ndaj Estonisë kaluan me sukses fazën e parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Dardanët në parakualifikime ishin në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur e dyta, pas Estonisë dhe para Maqedonisë.

Ky ishte një sukses i madh, pasi ishte hera e parë që merrte pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës dhe siguroi kualifikimet e fazës tjetër, ku garonin 32 shtete.

Kosova ishte pranuar vetëm dy vite më parë në FIBA (viti 2015), megjithatë, basketbollistët e Kosovës me një angazhim të madh zhvilluan lojëra të bukura dhe arritën rezultate shumë pozitive.

Ndeshja e fundit në parakualifikime ndaj Estonisë ishte me shumë emocione dhe dramë, ku përballja e zhvilluar në Prishtinë në një atmosferë të jashtëzakonshme përfundoi me fitoren e Dardanëve, që ishin duke humbur në pjesën e parë, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të triumfuar dhe kualifikuar tutje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: BE-ja është mision jetik për ne dhe fëmijët tanë – të dëshmojmë pjekuri, t’i votojmë ndryshimet kushtetuese!

Story i radhës

Haradinaj thirrje popullit: Ju që e doni Kosovën, binduni se shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë