6 vjet nga Marrëveshja e Prespës! Qeveria e ardhshme do ta respektojë, por nuk do ta përdor “E Veriut”

min lexim

6 viteve nga nënshkrimi, Marrëveshja e Prespës është në fazë kur qeveria e re, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk e përdor prapashtesën “E Veriut”. Ishim dëshmitarë edhe kur emrin kushtetues nuk e përdori presidentja Gordana Siljanovska-Davkova gjatë betimit solemn në Kuvend. Përveç reagimeve të ashpra nga Athina, reagime erdhën nga SHBA dhe BE, se duhet respektuar Marrëveshjen e Prespës. Pastaj, në komunikimet dhe ngjarjet ndërkombëtare në vend të emrit zyrtar, Siljanovska e përdor termin vendi im, vendi ynë ose nuk e përdor aspak edhe pse e përdor në dokumentet e shkruara. Për përdorimin e emrit, Siljanovska-Davkova dhe Mickoski thonë se do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës duke shtuar se është e drejta e njeriut e çdokujt që ta quajë vendin e tij si të dojë. Davkova dje në Samitin e Paqes në Zvicër u takua me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis dhe të Bullgarisë, Dimitar Gllavçev.

“Me padurim pres që të kyçemi në debate konstruktive me ta në favor të shteteve tona dhe rajonit. Duhet të bashkëpunojmë dhe t’i përmirësojmë marrëdhëniet ndërfqinjësore”, tha Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Në shënimin e 6 vjetorit nga Marrëveshja e Prespës, ish-ministrat e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Aleksis Cipras, në Athinë organizojnë konferencë dyditore ndërkombëtare për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm. Në fjalimin e tij Venko Filipçe, drejtor i Fondacionit të Zaevit “Një shoqëri për të gjithë”, tha se përmes Marrëveshjes së Prespës kontesti me Greqinë u shndërrua në bashkëpunim.

“Marrëveshja e Prespës është demonstrim se edhe kontestet më të vështira mund të zgjidhen kur prioriteti i liderëve është e mira e përbashkët për të gjithë. Kjo është shenja e momentit historik kur kontesti u shndërrua në bashkëpunim për një të ardhme më të harmonizuar. Ajo na kujton se lidershipi i vërtetë nuk qëndron në fuqinë por në kultivimin e besimit dhe ndërtimin e urave”, u shpreh Venko Filipçe – drejtor i Fondacionit “Një shoqëri për të gjithë”.

Marrëveshjen e Prespës e nënshkruan ish-ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias ku morën pjesë edhe kryeministrat Zoran zaev dhe Aleksis Cipras, ndërmjetësuesi në negociatat Metju Nimic dhe ish eurokomisari për zgjerim Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Ditëlindjet” me Ukshin Hotin, rrëfimi i mikut të pandashëm

Story i radhës

“Njerëz të paguar i kanë bërë për tre vite”, Gjokutaj: E masakruan PD-në, sot duan të rikthehen

Të fundit nga