6 sjellje toksike në familje që njihen si “normale” nga shoqëria

August 7, 2022
1 minut lexim

Familja është e çmuar dhe e pazëvendësueshme, por ndonjëherë edhe toksike. Me kalimin e viteve dhe mëshimit të mendësisë se familja është një institucion i palëkundur, këto sjellje toksike janë normalizuar, ama kjo nuk e zhbën faktin se këto sjellje ndikojnë në pjesëtarët e saj.

Mendimi se nuk duhet që të kundërshtosh prindërit

Nëse ti ke një mendim ndryshe apo nuk bie dakord, është mëse normale që të kundërshtosh prindërit. Ata duan më të mirën për ty, por jo domosdoshmërisht e dinë cila është me e mira për ty.

Duhet të tolerosh ata që të bëjnë keq sepse janë “gjaku yt”

Lëndimi emocional apo fizik mbetet një traumë afatgjatë, ndaj ndoshta familjari duhet të mendojë që nuk duhet të të bëjë keq pikërisht për të njëjtën arsye, sepse është “gjaku yt”.

Pritshmëria që fëmijët të përgjigjen për kërkesat e prindërve

Shumë fëmijë ndiejnë presionin e të tjerëve që të përkujdesen për prindërit dhe të përmbushin nevojat e tyre, të jenë shpatulla mbështetëse, të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të sakrifikohen për prindërit.

Prindërit presin që fëmijët t’u binden sepse “kështu thonë ata”

Ky nuk është një argument dhe për më tepër, nuk ka një pasojë. Fakti që dikush thotë diçka, nuk e bën “gjënë” as të ndaluar dhe as të pasigurt.

Liria e të shkelurit kufijtë e të tjerëve

Nëse kufijtë, qofshin ata privatësia, dëshira për të përjetuar një lidhje romantike pa vëzhgimin e prindërve, apo edhe respektimi i fëmijëve, shpeshherë shkelen me justifikimin e “kontrollit”.

Sjellja sikur gjithçka shkon më së miri

Ka shumë raste kur prindërit dhunojnë fëmijët, i gjykojnë, krahasojnë, shkaktojnë trauma dhe sillen sikur gjithçka shkon për mrekulli. Kjo i bën fëmijët të ndrydhin ndjesitë e tyre për një kohë të gjatë dhe më pas, të përballen me moskontrollimin e inatit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet marrëveshja Putin-Kim Jong Un

Story i radhës

Pjanic qëndron në Barcelonë

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë