Nëse gjendeshit në dilema, ky artikull mund t’ju ndihmojë të vendosni.
1. Nuk ndihesh i vlerësuar/respektuar nga shefi apo kolegët e tu
Një nga shenjat më të pagabueshme që tregon se ka ardhur koha të lësh vendin e punës ku je është pikërisht kjo. Të ndihesh i pavlerësuar, apo i parespektuar nga shefi ose kolegët. Kur ti nis e ndjen këtë në çdo lloj aktiviteti apo promovimi që nuk të bëhet, është momenti të kërkoni një pozicion tjetër.
2. Po mikromenaxhohesh
Nëse gjatë gjithë kohës ndihesh i palumtur në punë është pikërisht prej kontrollit që po bëhet mbi ty. Kur e ndjen që je gjatë gjithë kohës i vëzhguar dhe monitoruar nuk je i lirshëm të punosh dhe performosh me 100% tënd. Kërko diçka tjetër.
3. Je i stresuar dhe i palumtur në mënyrë konstante
Një tjetër shenjë e qartë që tregon se s’mund të vazhdosh gjatë në atë vend pune. Sigurisht të gjithë kemi ditë të këqija, të mërzitshme dhe shumë të ngarkuara, por kjo s’mund të vazhdojë përgjithmonë.
4. Nuk po sheh asnjë rritje profesionale dhe financiare
Eshtë fiks koha për të kërkuar diçka tjetër. Nëse e ndjen që s’ka vend për rritje dhe përmirësim, largohu.
5. Nuk ndihesh më i/e përfshirë
Kur e do punën dhe e bën me qejf është shumë e thjeshtë ta humbasësh nocionin e kohës. Nëse e ndjen që s’përfshihesh askund dhe s’e gjen më veten është koha të largohesh.
6. S’ke burimet e duhura për ta bërë punën si duhet
Ti punon jashtë orarit pa u shpërblyer dhe nuk të ofrohen as mjetet apo mbështetja që të duhet për ta bërë punën si duhet. Mungesa e burimeve kryesore shkakton stres dhe frustrim, gjë që vështirëson procesin.
Burimi: GAZETA.MK