6 mënyra si të kurseni paratë duke shijuar jetën

min lexim

    

Shumë njerëz dëshpërohen kur vjen puna te financat. Ata stresohen në fund të muajit, sepse paratë nuk mjaftojnë për të pasur një jetë të mirë. Sigurisht, kjo gjë ju ndodh jo të gjithëve, por një pjesë të mirë të popullsisë. Ne sot, përmes këtij artikulli, do t’ju vijmë në ndihmë se si të kurseni para edhe duke e shijuar jetën, pra pa i lënë gjë mangët.

Metoda 20/80

Paguani borxhet që mund të keni ose kreditë bankare. Investoni në një biznes ose kurseni 20% të pagës tuaj mujore. Këto janë paratë që nuk duhet t’i shpenzoni. 80% e pagës tjetër mund ta shpenzoni në mënyrën që dëshironi. Ju duhet të mbani mend që: fillimisht duhet të kurseni dhe pastaj të shpenzoni. Nëse 20% është shumë, niseni me 10 ose 5% të paktën. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni një zakon dhe të krijoni një fond të kursimit fillestar.

Metoda  60/10/10/10/10

Kjo metodë funksionon në këtë mënyrë: 60% për shpenzimet tuaja kryesore, 10% për daljen tuaj në pension, 10% për blerjet afatgjata, 10% për shpenzime të rralla, 10% për argëtim.

Shpenzimet tuaja kryesore janë ushqimi, shërbimet, transporti dhe veshja. Një makinë, një renovim shtëpie, ose pagesa e këstin e kredisë: të gjitha këto i përkasin blerjeve afatgjata. Shpenzimet e rralla janë si riparimi i makinës tuaj, vizita tek mjeku ose dhurata të shtrenjta.

Metoda 10%

Kjo metodë do të thotë që duhet të kurseni 10% të parave tuaja nga të gjitha të ardhurat. Një sasi kaq e vogël nuk do të ndikojë në buxhetin tuaj ose cilësinë e jetës suaj. Mënyra më e mirë është që disa para t’i ndani mënjanë.

Metoda 4 zarfet

Para së gjithash, duhet të llogarisni shumën totale të të ardhurave tuaja të ardhshme.

Pastaj shpenzoni para për blerje të mëdha ose kurseni rreth 10-20%.

Shuma e mbetur duhet pastaj të ndahet në 4 pjesë. Pra, ne kemi 4 zarfe, një për çdo javë. Këto para mund të shpenzohen për çdo gjë që dëshironi: ushqim, argëtim, transport.

Metoda e “gjysmave”

Është metoda e cila, tregon se paratë duhet t’i ndani në dy pjesë. Pjesa e parë shpenzojeni për të gjitha nevojat, ndërsa të dytën duhet ta çoni në bankë. Kjo metodë funksionon shumë mirë për ata që nuk i kontrollojnë dot  shpenzimet e tyre të përditshme.

Metoda e gjysheve

Është një ndër idetë më të thjeshta, edhe për tu vënë në praktikë. Mbani një zarf të veçantë për çdo shpenzim që ju duhet të bëni duke i shënuar me emra. Shkruani emrin dhe totalin që ju nevojitet.

Pasi ju të ndani paratë në të gjitha zarfet, dhe mund të mbeteni pa para në fund të muajit, ju merrni dhe shpenzoni paratë nga zarfi i parave për rroba, për të blerë produktet që ju duhen në përditshmëri. Paratë e tjera ruani, dhe mos i shpenzoni për gjëra që më pas do të pendoheni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lojtari e Shqipërisë e nis me gol në Angli

Story i radhës

​Macron për pushime në kështjellën e Breganson

Të fundit nga