6 marsi, Berisha takon strukturat e PD në Vadardh të Sukthit

schedule13:50 – 14 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha sot qenë në Durrës ku ka vijuar takimet me strukturat e PD në kuadër të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Sot Berisha është  takuar me strukturat e PD në Vadardh të Sukthit ku ka diskutuar lidhur me strategjinë për të akumuluar më shumë vota për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë. Në Durrës “Shtëpia e Lirisë” përfaqësohet me kandidatin Ardian Muka.

“Me liderin historik Dr.Sali Berisha jemi sot në Vadardhë e cila vuan pasojat e tërmetit, pandemisë dhe përmbytjeve.  Ne do u shërbejmë durrsakëve të kalojnë këtë moment të vështirë.  Siç edhe Dr. Berisha tha në këtë takim, fitorja u buzëqesh atyre që e besojnë. Durrësin do e fitojmë”, shkruan Muka.

Në takim ishte edhe deputeti i qarkut Oerd Bylykbashi. Ditën e djeshme ish-kryeministri ishte në Dibër.

/

Story i mëparshëm

Rriten tensionet – ushtaraku rus lëshon një paralajmërim

Story i radhës

SHBA: Lufta mund të nisë këtë javë

Të fundit nga