6 hallet qe mund te ti zgjidhe seksi 61ed65b25e5f6

6 hallet që mund të t’i zgjidhë seksi

January 23, 2022
1 minut lexim

Seksi është pjesë e dëshirave dhe kërkesave biologjike, por ka disa raste kur ai luan rol më të rëndësishëm pasi gruaja mund të arrijë maksimumin e orgazmës ose largon stresin.

Para një prezantimi të rëndësishëm

Studimet tregojnë se kryerja e marrëdhënieve seksuale para një prezantimi të rëndësishëm qetëson nervat dhe largon stresin. Rrjedhimisht do bëjë që të keni performancë më të mirë.

Në mëngjes

Trupi i gruas është ndërtuar për seks në mëngjes pasi niveli i testosteroneve dhe energjisë është më i lartë. Gjithashtu seksi në mëngjes bën që të çlirohet endorfina që përgjigjet për humorin gjatë ditës.

Kur je pak pa qejf

Studimet tregojnë se seksi ka ndikim në sistemin imunitar. Prandaj kur ndiheni pa qejf, megjithëse nuk mund të jepni maksimumin tuaj, seksi mund tju bëjë vërtetë mirë.

Dita e 14-­të e ciklit

Në ditën e 14­-të të ciklit, që përkon edhe me kohën e ovulacionit, klitori rritet rreth 20%. Kjo është periudha kur orgazma mund të arrihet maksimalisht dhe kur gruaja merr kënaqësi të madhe seksuale.

Pas aktivitetit fizik

Studimet kanë treguar se qarkullimi i gjakut në pjesët gjenitale femërore rritet ndjeshëm pas një aktiviteti fizik, kjo për faktin se gjatë ushtrimeve fizike lëshohet testosteroni që përgjigjet për dëshirën seksuale. Gjithashtu një grua e ndjen psikologjiksht veten më mirë pasi ndihet mirë me trupin e saj pas palestrës apo ushtrimeve të tjera fizike.

Pas një dite të vështirë

Nëse keni pasur një ditë të vështirë, një zgjidhje e mirë do të ishte seksi pasi do t’ju përmirësojë humorin dhe do t’ju heqë stresin.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vdes ish gazetari i njohur sportiv 61ed657d882cf
Story i mëparshëm

Vdes ish-gazetari i njohur sportiv

cdc vazhdon perhapja e omicron it ne shba vaksina mjeti me i mire mbrojtes 61ed65d899078
Story i radhës

CDC: Vazhdon përhapja e Omicron-it në SHBA, vaksina mjeti më i mirë mbrojtës

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.

Nissan po punon në një superveturë të re

Nissan drejt një modeli të ri. Kompania ka konfirmuar se GT-R po kthehet, pa dyshim. Tani një zyrtar e ka përforcuar këtë deklaratë. Arnaud Charpentier njoftoi se marka po punon në mënyrë

Ademi drejt Maribori 

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është pranë largimit nga klubi me renome Dinamo e Zagrebit.  Iinteresim për të ka shprehur skuadra sllovene Maribori.  Ky është një opsion shumë serioz, konfirmohet nga fakti që
ShkoLartë