Një hulumtim i ri nga Ericsson thotë se abonimet 5G përmes smartfonëve do të arrijnë në 1 miliardë deri në fund të 2022.
Deri më 2028, numri i abonimeve 5G do të ketë kaluar 5 miliardë thotë raporti i Ericsson ose 55% të të gjithë abonimeve mobile në mbarë botën.
Globalisht abonimet 5G u rritën me 110 milionë në tre mujorin e tretë të 2022 për të arritur një total prej 870 milionë.
Ekonomitë në rritje janë arsyeja kryesore pas këtij adoptimi. Kina pati rritjen më të madhe në tre mujorin e tretë duke u rritur me 15 milionë, ndjekur nga Nigeria me 5 milionë dhe Indonezia me 4 milionë abonime.
5G-ja tashmë është adoptuar në shumë vende të botës por në pararojë qëndrojnë vende si SHBA-ja që kanë arritur një adoptim 80%.
Në 2028 ky adoptim i 5G-së mendohet të arrijë 91% të popullsisë ndjekur nga Evropa Perëndimore me 88%.
Për të njëjtën periudhë kohore, 5G-ja po adoptohet shumë më shpejtë se 4G-ja. U deshën 7 vite që 4G-ja që kishte 1 miliardë abonentë në 2016-ën pas lançimit në 2009.
Megjithatë abonimet 4G pritet të arrijnë kulmin në 2022 me 5.2 miliardë. /PCWorld Albanian