“5D”, burg për dy ish drejtorët/ Apeli lë në qeli Redi Mollën dhe Mariglen Qaton

November 7, 2024
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë këtë të enjte në burg dy ish drejtorët e bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Dosja u kthye në Apel pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, duke caktuar një tjetër trupë gjykuese. Gjyqtarja Nertina Kosova pasi shikoi aktet, dëgjoi prokurorin Klodian Braho dhe avokatët vendosi të lërë në fuqi masat.

Molla dhe Qato u vunë në pranga në mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në sajë të hetimeve për dosjen “5D”. Hetimi për këtë çështje nisi në vitin 2023, për disa vepra penale si “Shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, korrupsion dhe refuzim për deklarim të pasurisë.

Sipas prokurorisë së Posaçme, Qato dhe Molla janë pronarë të vërtetë të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera të organizuara nga bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të gjashtë viteve, nga 2016 deri në vitin 2022.

Redian Molla gjatë kohës që ka qenë Drejtor i Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, në 2016-2020, 5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në shtatë tendera, të realizuara nga kjo ndërmarrje.

Ndërsa në 2016-2018, Mariglen Qato, ortaku tjetër i 5D, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 tendera.

Në Korrik, SPAK vuri në sekuestro disa pasuri të paluajtshme të Qatos dhe Mollës dhe familjarëve të tyre. Nën sekuestro u vendos dhe shoqëria tregtare “5D Konstruksion” që dyshohet se është krijuar nga përfitimet e tenderave abuzive, “Restur shpk”, si dhe 24% e kuotave të shoqërisë tregtare “Mediterranean Investment Group”./

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksion për dhurimin e gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Shkup

Story i radhës

LDK-ja çon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik

Të fundit nga

​Një superderbi sot në Superligë

Xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht interesante. Në Gjilan do të zhvillohet derbi ndërmdjet Dritës dhe Llapit.
ShkoLartë