​592 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, qyteti me numrin më të lartë

March 31, 2022
1 minut lexim

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numrin më i lartë i raste aktive është në Komunën e Prishtinë, ku aktualisht janë 168 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Prizreni me 52, Ferizaj me 49, Gjilani me 44 dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi se asnjë qytetarë nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me këtë virus, por që 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

E në Kosovë po vazhdon ende vaksinimi antiCOVID-19. Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës, kurse 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu qytetarët vazhdojnë të marrin edhe dozën e tretë antiCOVID-19 e ku deri tani janë 99 mijë e 961 qytetarë që morën edhe dozën e tretë antiCOVID-19.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Zjarr në pyje, digjen 30 hektarë në Gjakovë

Story i radhës

Nuk iu bindën patrullës së policisë, sepse fshihnin emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga 2 të rinj

Të fundit nga

Bordin nuk e bën ‘dramë’ humbjen

Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat. Pas kësaj disfate
ShkoLartë