Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë të hospitalizuar 58 pacientë të infektuar me koronavirus.
Një lehonë dhe dy foshnja po ashtu janë duke u trajtuar në repartet përkatëse të infektuar me këtë virus.
Bëhet e ditur se në mjekim intensiv po trajtohen me oksigjeno-terapi janë 2 pacientë.
Raporti i datës 15 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë