570 persona që punuan për zgjedhje thonë se ende nuk janë paguar

February 19, 2022
1 minut lexim

Rreth 570 persona që u angazhuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në raundin e dytë të zgjedhjeve  nuk morën pagesën për punën e tyre.

Këta thonë se është hera e parë që përballen me diçka të tillë, meqë ndërvite kanë bashkëpunuar me KQZ-në, dhe nuk kanë pasur këso problemesh.

Ndërkaq sipas KQZ-së, pagesat janë realizuar me kohë për ata të raundit të parë, ndërkaq në disa raste pagesat nuk kanë mundur të realizohen, kryesisht për shkak të gabimeve në numrat e llogarive, të cilat pas përmirësimeve janë ri-dërguar në Ministrinë e Financave.

Nga ky institucion deklarojnë se njëjtë është vepruar edhe me stafin e angazhuar në raundin e dytë, për të cilët po ashtu pagesa është realizuar me kohë, ndërkaq ata që si morën paratë është si pasojë e gabimeve në të dhëna, të cilat do të shqyrtohen shpejtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reforma territoriale, Farrici: E domosdoshme! Nevojë për gjithëpërfshirjen e palëve politike

Story i radhës

RMV, laboratori Qendror për mjedis jetësor edhe sivjet nuk do ta mat ndotjen e ajrit

Të fundit nga

ShkoLartë