54 raste të ngacmimit seksual ndaj të miturve janë iniciuar vitin e kaluar, ndërkaq 38 raste të tilla janë raportuar vetëm në pjesën e parë të vitit 2022.
“Policia e Kosovës që nga themelimi i ka trajtuar me seriozitet të gjitha rastet duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale”, është përgjigjur Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijesimi me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar të gjitha rastet veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale”.
“Referuar kërkesës suaj ju përcjellim të dhënat e përgjithshme si në vijim: gjatë vitit 2021 janë iniciuar 54 raste ‘ngacmimi seksual’, kurse, në periudhën janar-qershor 2022 janë raportuar 38 raste ‘ngacmimi seksual’.
Problemi i pedofilisë edhe njëherë ka rënë në qendër të vëmendjes pas një rasti të fundit në Prishtinë, ku një burrë 51-vjeçar dyshohet për sulm seksual ndaj një gjashtëvjeçareje.