530 mijë banorë regjistrohen deri tash në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencë lidhur me ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, regjistrimi po shkon ashtu siç është planifikuar dhe deri tani janë regjistruar 530 mijë banorë.

“Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë dhe janë regjistruar 36% e objekteve në Kosovë. Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar.

Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta përfundojmë regjistrimin ashtu siç është planifikuar”, tha Kastrati.

Story i mëparshëm

“Fronti n’shesh”, Grubi me valë reagimesh: U djeg loja, as Efridolli s’nimon, Fronti i dha një goditje të fortë Mickoskit dhe ortakëve të tij

Story i radhës

Ibrahimi: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në

Të fundit nga